Sunday , November 19 2017

Në këto ditë të ftohta/ Si të përgatisim gjethe lakre të mbushura

Një pjatë e lehtë për tu gatuar, shumë e shëndetshme dhe e ushqyeshme. E përshtatshme në çdo stinë.

Përbërësit:

1 presh
750 gr karotë
4 thelpinj hudhër
25 gr bajame (të thekura, plus të tjera për të shërbyer)
degëza kopër (të freskëta)
3 lugë vaj ulliri
1 lugë çaji fara kumini
8 gjethe lakër (të mëdha)

Përgatitja:

Nxehim më parë furrën në 180ºC. Presim dhe pastrojmë mirë gjethet e lakrës, presim karrotat, qërojmë dhe presim imët hudhrat.

Shtypim bajamet, pastaj i thekim derisa të marrin ngjyrë të artë. Marrim koprën pastaj presim në kubikë fetat e djathit.

Nxehim vajin në tigan në temperaturë pak mbi mesataren dhe i trazojmë për pak minuta gjethet e lakrës dhe karrotat. Shtojmë hudhrën, farat e qimnonit dhe pak ujë.

I përziejmë, pastaj i mbulojmë me kapak dhe i lemë të gatuhen butësisht derisa perimet të jenë zbutur, për pesë minuta. I përziejmë shpesh, duke iu shtuar ujë.

Marrim gjethet e lakrës në ujin e zier me kripë për 2 deri në 3 minuta, i kullojmë dhe i shtrijmë në një dërrasë për gatim. Mbushim me bajame, kopër dhe me djathë mikserin e perimeve, pastaj hedhim tre lugë nga përzierja në qendër të çdo gjetheje.

I mbështjellim dhe i vendosim, duke lënë damarët e gjetheve të lakrës poshtë, në një pjatë pjekjeje.

I spërkasim me vaj, i mbulojmë dhe i lemë të piqen për 15 minuta. I shërbejmë, duke iu hedhur sipër bajame. /shije.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: