Friday , August 18 2017

Nëse nuk ndalet ndryshimi i klimës, shumë qytete do të zhduken

Ndryshimi i klimës mund të shkaktojë zhdukjen e shumë qyteteve dhe atyre italiane sidomos. Pikërisht mbrojtja e mjedisit duhet dhe është një nga prioritetet më të larta vitet e fundit. Nëse këto praktika respektohen si nga institucionet po ashtu dhe nga individët, pasojat mendohet se mund të jenë më pak shkatërruese.

Për të kuptuar më konkretisht se çfarë mund të ndodh me mjedisin dhe qytetet nëse nuk zbatohen praktikat e mirëmbajtjes së tij, një studim nga një shoqatë amerikane është përpjekur të krijojë një hartë që tregon pasojat e ndryshimeve klimatike dhe kryesisht ato që çojnë në rritjen e nivelit të detit.

Me anë të këtij zbulimi janë treguar kryesisht disa nga qytetet italiane, të cilat mendohet se do të zhyten plotësisht nëse do të ndodhte diçka e tillë.

Pikërisht qytetet bregdetare janë më shumë në rrezik se gjithë të tjerët, sepse ata janë më afër detit, por në përgjithësi shumë zona të vendit italian janë në një nivel që është vetëm disa centimetra më lartë se niveli aktual i detit. Me pak fjalë, në qoftë se ne si individë nuk ndihmojmë në mirëmbajtjen e mjedisit dhe të klimës në përgjithësi atëherë emetimet e CO2 mund të rrisin nivelin e detit deri në 17 cm, gjë kjo që mund t’ju duket pak, por në vende të tilla si Venecia, nëse rritet sadopak niveli i ujit atëherë bëhet e pamundur që të jetohet.

Gjithashtu një nga qytetet më të rrezikuara nga zhdukja është dhe Roma, e gjitha kjo sipas studimit të kryer nga shoqata amerikane.

Nëse ndodh kjo gjë atëherë shumë njerëz janë të detyruar të lëvizin në zona të tjera, por dëmet që mund të vijnë është e pamundur të maten.

Një fushë tjetër e rrezikshme është edhe ajo e Sardenjës afër Oristano-s, sepse edhe këtu sipas studimit mund të zhduken vende të tëra. Po ashtu edhe qytetet e Genoa-s dhe Grosseto zhduken.
Megjithatë vendi që mund të shkatërrohet plotësisht dhe që situata mund të jetë e jashtëzakonshme është pikërisht Venecia.

Gjithsesi sipas këtij studimi, fati i këtyre zonave varet nga prodhimi i CO2, ku të gjithë duhet të mundohen ta kufizojnë këtë gjë. Studiuesit mendojnë që pothuajse të gjithë qyetet në vende të ndryshme, por që ndodhen pothuajse në nivelin e detit, do të zhyten plotësisht dhe e kundërta do të ndodh vetëm nëse kufizohet shkrirja e akullnajave dhe më pas rritja e temperaturës së tokës. Në këtë mënyrë njerëzit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm që kjo gjë të mos ndodh dhe që vendet të jenë të sigurta që dhe jetesa e tyre të jetë e tillë, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: