Tuesday , December 6 2016

Nis asfaltimi i rrugës “28 Nëntori” në qytetin e Elbasanit

Eshte drejt përfundimit rruga nga 6 katëshet në drejtim te spitalit.
Kompania që po kryen punimet po punon me ritme të larta për ta përfunduar atë brenda afateve të përcaktuara në kontratë.
Fondi për rikonstruksionin e rrugës 28 Nëndori është afërsisht 190 milion lekë. Ky aks ishte tejet i amortizuar dhe për pasojë ishte kthyer në një makth të vërtetë për drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët.
Bashkia Elbasan bëri të mundur gjetjen e fondeve të cilat krijuan mundësinë e një rikonstruksioni total të këtij aksi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *