Tuesday , December 6 2016
bora91

Nis dëbora, këto janë zonat që vuajnë mungesën e energjisë

Ditët e ftohta arritën në vendin tonë. Ulja e temperaturave ka rivendosur gatishmërinë në Drejtorinë Qendrore të OSHEE, duke zbatuar planin e masave organizative dhe teknike.

Pothuajse në të gjithë vendin janë angazhuar rreth 1800 punonjës, të pozicionuar në pikat dhe nyjet kyçe dhe kritike, për çdo avari të mundshme.

Situata është përkeqësuar në disa zona të vendit, ku probleme janë shfaqur në rajonet Burrel, Shkodër dhe Fier, kryesisht në zonat rurale dhe të thella malore.

Nga 26 fidra me defekte, raportuar në orën 06.00, afro 90% i takojnë zonave të thella, ku distanca e linjave nga N/stacioneve është me dhjetëra kilometra, duke mbartur kështu riskun e dëmtimit dhe kohën e zgjidhjes së avarisë.

Megjithatë, falë masave të marra, me bazë materiale në dispozicion dhe grupe të vendosura në gatishmëri, numri i fidrave është reduktuar në 9, ose një përmirësim i gjendjes së furnizimit me drita, në masën 64%. Pothuajse, 100% e fidrave të dëmtuar janë në zonat rurale dhe të thella malore.

Konkretisht, në zonat e Shkodrës dhe Burrelit, për shkak të erës së fortë, OSHEE është detyruar të stakojë fidrat për masë sigurie.

Grupet e gatishmërisë po punojnë për riparimin e defekteve të shkaktuara në degëzimet e linjave ajrore të zonava rurale Burrel, Shkodër, Lezhë (Zejmen) Kukës dhe Librazhd.

Vlen për t’u theksuar fakti se:

• Fidrat që furnizojnë spitalet, objektet te pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë të veçantë janë të gjithë në punë
• Të gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet janë në skemë normale furnizimi me energji
• Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë në punë

Aktualisht, zonat që kanë mungesë të energjisë elektrike janë:

• Rajoni Durrës: Halil në Fushë-Krujë
• Rajoni Elbasan: Orenje dhe Lunik në Librazhd
• Rajoni Korçës: Trebinjë në Pogradec
• Rajoni Burrel: Fushë Gjorm, Gorre dhe Kurbnesh
• Rajoni Kukës: Bujan dhe Markaj
• Rajoni Shkodër: Rrethinat në Shkoder, Lezha dhe Ishull Shëngjin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *