Monday , April 23 2018

Nis ikja e call centerave nga Shqipëria për në Rumani, mbyllen mijëra vende pune

Një lajm i keq vjen pë Shqipërinë dhe rininë shqiptare. Shumica më e madhe e rinisë shqipatare janë të punësuar nëpër Call Center-a, por ka nisur tashmë procesi për zhvendosjen e tyre drejt një vendi tjetër.

Në Itali pritet që të miratohet ligji i ri në Senat për call center, disa kompani në Shqipëri deklarojnë se kanë nisur procesin e zhvendosjes në Rumani. Pronari i një kompani call center, Marin Gjonaj deklaron se ka nisur procesin e zhvendosjes nga Shqipëria.

“Italia nuk do përfitojë, kompanitë nuk do të kthehen në Itali. Shumë prej nesh do zhvendosemi drejt Rumanisë. Kompanitë shqiptare që kanë mundësi financiare po mendojnë që tani zhvendosjen drejt Rumanisë.

Në Rumani dhe Kroaci do të shkojnë kompanitë italiane që janë aktualisht në Shqipëri. Tregu shqiptar i call center 100 milionë euro, të lobohet që Shqipëria të përfshihet në marrëveshjet ndërkombëtare që rregullojnë këtë treg”deklaroi ai.

Edhe kryetari i shoqatës së Call Center në Shqipëri, Gentian Drenova deklaroi se disa kompani janë tërhequr nga investimet e planifikuara.

Nga ana e tij, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi deklaroi se qeveria shqiptare do të negociojë me Italinë në mënyrë që ligji i ri që pritet të miratohet në Senat brenda muajit dhjetor të ketë sa më pak ndikim në aktivitetin e kompanive në Shqipëri.

“Keni mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare. Vlerësojmë punën e 804 kompanive tuaja, ku punojnë 25 mijë shqiptarë. Do të negociojmë me qeverinë italiane që ligji italian të ndikojë sa më pak aktivitetin e kompanive” deklaroi ai.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: