Sunday , November 19 2017

Nis rehabilitimi i varrezave të dëshmorëve në Qarkun Elbasan

Forcat e Armatosura kanë nisur punën për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve në të gjitha qarqet në vend, përfshirë edhe Varrezat e Dëshmorëve në Elbasan. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se kjo nismë e Ministrisë së Mbrojtjes vjen në respekt të të rënëve, në prag të 73 – vjetorit të çlirimit të vendit.

 

“E shkuara, padiskutim është mjeti me të cilin ne kemi udhëtuar për të arritur deri këtu ku jemi sot. Sot, jemi këtu për t’i respektuar, për të nderuar të rënët tanë në vazhdimësi. Kujdesi që po tregojmë për sistemimin e varrezave të dëshmorëve është shprehje pikë së pari e respektit që kemi për të shkuarën.

 

Është gjithashtu shprehje e vendosmërisë për të çuar përpara idealet e atyre që dhanë jetën, që shkruan historinë e lavdishme të popullit shqiptar, me gjakun edhe me sakrificën e tyre. Ne i përulemi me respekt sakrificës për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e brezave dhe për Shqipërinë që ne duam për fëmijët tanë. Sigurisht, një mjedis më i sistemuar i vjen në ndihmë edhe familjarëve të mijëra dëshmorëve, që nuk mund ta harrojnë kurrë, bashkë me ne, sakrificën e të dashurve të tyre”, – tha Xhaçka gjatë takimit me një grup vetenarësh të luftës.

 

Rehabilitimi i varrezave të dëshmorëve në të 12 qarqet e vendit do të përfundojë përpara datës 29 nëntor, kohë kur Forcat e Armatosura në bashkëpunim me bashkitë do t’i japin këtyre varrezave një pamje të re.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: