Saturday , December 16 2017

Nisma më e re në Elbasan/ “Shtëpia e Mundësive”, çfarë është dhe çfarë ofron

Për herë të parë në Elbasan është hapur një qendër për strehimin e të rinjve të cilët largohen nga institucionet e kujdesit për fëmijët pa prindër. E quajtur “Shtëpia e Mundësive” dhe e konceptuar si e tillë, ky është një program i cili synon t’u ofrojë të rinjve mundësi për edukim, aftësi për jetën, punësim dhe mirëqenie.
Ofrimi i kësaj mundësie për të rinjtë vjen si bashkëpunim i Bashkisë Elbasan me shoqatën A2B dhe Organizatën “Social Change and Inclusion”. “Shtëpia e Mundësive” është ndërtuar si një vatër familjare për t’u zëvendësuar sado pak këtyre të rinjve familjen e munguar. 


Kryetari i Bashkisë, i pranishëm në inauguri
min e kësaj shtëpie, u shpreh besimplotë se ky projekt do të ketë sukses dhe vazhdimësi, pasi në qendër të tij është dashuria dhe ngrohtësia për ata të rinj që kurrë nuk e kanë pasur atë.
Ky projekt, tha Sejdini, vjen në kohën e duhur, duke bërë të mundur shtimin e shërbimeve për të rinj në nevojë dhe ofrimin e mbështetjes konkrete për ta. 


“Shtëpia e Mundësive” thyen ciklin e braktisjes duke i ndihmuar të rinjtë të fitojnë aftësi për një jetë të pavarur me qëllim që të bëhen anëtarë dinjitoz të shoqërisë. 


Kur mbushin 18 vjeç, të rinjtë që jetojnë në institucione, duhet të marrin në dorë jetën e tyre dhe të jenë të pavarur. Por me të drejtë, themeluesi i organizatës FSCI, theksoi se kjo është shumë e vështirë edhe për ata të rinj të cilët kanë një mbështetje të fortë familjare. 


Kjo ka qenë shkak që shumë fëmijë të rritur në institucione, sapo dalin nga to, përfundojnë në rrugë, pa asnjë mundësi dhe shpesh herë bien pre e veprimeve të gabuara.
Mbështetja dhe dhënia e mundësive për të rinjtë e rritur jetimë, por edhe për të gjitha kategoritë vulnerabël, për Bashkinë Elbasan, mbetet qëllim kryesor.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: