Monday , June 25 2018
Loading...

Nisma më e re në Elbasan “Dhuro një libër, fito një trëndafil”. Për çfarë bëhet fjalë

Nisma më e re në qytetin e Elbasanit: “Dhuro një libër, fito një trëndafil”. Bashkia Elbasan nëpërmjet një postimi në facebook fton të gjithë qytetarët e Elbasanit të dhurojnë libra për bibliotekën e qytetit “Qemal Baholli” dhe të vizitojnë stendën e aktivitetit që do të ngrihet në pedonalen kryesore.

Qytetarë, dhuroni libra, në këtë mënyrë ju do të kontribuoni në pasurimin e qytetit me arsim dhe kulturë qytetare.

Ky aktivitet do të organizohet në kuadër të projektit “Arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës për çdo fëmijë” nga Save the Children në partneritet me IPSED dhe IZHA, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan dhe Bibliotekën “Qemal Baholli”.

Për të dhuruar libra, drejtohuni pranë bibliotekës “Qemal Baholli” ose telefononi në 069 89 73 299