Thursday , April 19 2018

Një burrë gjerman ka fituar 45.000 € me një shishe plastike

Në Gjermani një burrë ka gjetur një mënyrë të çuditshme për të bërë para, ku në fund të disa ditëve ai kapi shifrën e 45.000 eurove.

Në këtë vend eksiztojnë disa makineri të ndryshme, të cilat u lejojnë njerëzve që të fusin në to shishe plastike dhe në këmbim të saj marrin një faturë me një shumë simbolike, që nuk shkon më shumë se disa cent për një shishe, Elbasani Plus

Megjithëse kjo nuk cilësohet si një shumë e madhe parash sërish vlen dhe mendohet si një nxitje për njerëzit që të riciklojnë mbetjet e ndryshme siç janë shishet plastike.

Ky është një sistem interesant në këtë vend, por që artistikisht u mashtrua nga një person i vetëm.

Në fakt nuk mendohet se mund të fitosh shumë nga ky sistem, sepse një ditë shishet plastike mund t’ju mbarojnë. Ky burrë gjithsesi gjeti një mënyrë ku mund të fitonte para vetëm me anë të një shishe plastike. Ai futi shishen në një nga këto makineritë, në të cilën kishte bërë ndryshime që shishja e futur të dilte sërish pas shumë herësh dhe me anë të saj çdo dhjetë sekonda ai fitonte një faturë 20 centësh, Elbasani Plus.

Në këtë mënyrë ai kalonte 177.451 herë shishen e tij çdo 10 sekonda në gati 20 ditë rresht, duke arritur në gjendjen e fitimit të 45.000 eurove.

Drejtuesit e kompanisë nuk kishin arritur që të kuptonin gjë deri në momentin kur ky burrë vendosi një status në facebook, ku tregonte mënyrën se si kishte mashtruar firmën e riciklimit dhe se si me anë të këtij mashtrimi kishte fituar një shumë të majme parash.

Pikërisht ky ishte dhe zbulimi i këtij mashtrimi, ku më pas kompania kishte vërejtur numrin e shisheve plastike duke i krahasuar me shumën e parave, e cila nuk korrenspondonte. Më pas ishte bërë denoncimi nga kompania dhe ky person pas një procesi gjyqësor u dënua me dhjetë muaj burgim.

Mendohet se ky nuk është i vetmi rast, por i një përmase të tillë po, sepse të fitosh kaq shumë para nga diçka shumë e thjeshtë është një vepër e dikujt me shumë imagjinatë, citon Elbasani Plus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: