Tuesday , December 6 2016
15181478_626869580806952_7603717153063802300_n

Një kaskë e veçantë që i shpëton jetën çiklistëve

Së fundmi na prezantohet një kaskë e veçantë për çiklistët, e cila në rast aksidenti mund t’i shpëtojë dhe jetën.
Veçantia kryesore e kësaj kaske është se përbëhet nga një letër e riciklueshme dhe forma e dizenjuar nga Isis Shiffer e tregon atë të ngjashme me një kaskë origjinale.
Pavarësisht se nga pamja e një kaske njerëzit mendojnë se ajo është e fortë dhe e vështirë, ndryshe ndodh me këtë shpikje të re, e cila mendohet dhe duket se është shumë e lehtë dhe praktike për tu vendosur.
Ideja për realizimin e kësaj kaske është në radhë të parë për të ulur koston sepse materiali i saj është i riciklueshëm dhe vjetërohet pasi kalon një kohë, por mbi të gjitha për të krijuar një mjet të sigurt për njerëzit që përdorin biçikleta.
Ky projekt fitoi çmimin Dyson James, një çmim ky i dedikuar për studentët, të cilët kanë zgjidhur një problem të dizajnit industrial, duke krijuar produkte unike dhe të veçanta.
Shiffer ka marr 45.000$ për të realizuar projektin e tij.
Këto para do të përdoren për të përmirësuar përbërjen e kësaj kaske, për ta bërë atë të papërshkrueshme nga uji dhe për ti vendosur një mekanizëm, i cili do të informojë çiklistët në kohë se kur duhet zëvendësuar kaska e tyre, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *