Saturday , December 7 2019
Loading...

Një këngë e re dashurie nga Flori Mumajesi, por këtë herë për një reale

Flori gjithmonë i këndon dashurisë dhe kush nuk e ka gjetur veten tek tekstet e tij dhe muzika. Këtë herë Mumajesi vjen më një këngë të re, por që i dedikohet një çifti real.

Në qendër të klipit janë një çift që pati mundësinë që kjo këngë të ishte kolonë zanore e videos së tyre të dasmës dhe të këndohej në ditën e tyre më të rëndësishme.

Çifti është i vërtetë dhe nuk është i panjohur në Kosovë. Biznesmeni kosovar, Petrit Kllokoqi, (ish-menaxher i BabaStar dhe disa klubeve të natës) celebroi dashurinë me partneren e tij, Erza, në shtator të këtij viti dhe dasma tërhoqi vëmendjen e mediave edhe për faktin se rikthente Florin në muzikë pas një shkëputjeje nga viti i kaluar, ku mori pjesë te “Kënga Magjike”.

“Thjesht të du”, Flori tha se do të dëshironte që ta këndonte në dasmën e tij./ Tiranapost.al