Një lajm i mirë për autostradën Elbasan-Tiranë/ Banka Islamike për Zhvillim jep 35 milionë dollarë shtesë - ElbasaniPlus
Sunday , March 26 2017

Një lajm i mirë për autostradën Elbasan-Tiranë/ Banka Islamike për Zhvillim jep 35 milionë dollarë shtesë

Banka Islamike për Zhvillim do të financojë edhe 35 milionë dollarë për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan. Në Kuvend ka mbërritur për ratifikim marëveshja ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për financimin shtesë për projektin e rrugës.

Marrëveshja në fjalë konsiston në akordimin e financimit shtesë për projektin e rrugës Tiranë – Elbasan, me një vlerë prej 35 milione USD. Afati për përdorimin e këtij financimi shtesë, që do të akordohet nëpërmjet marrëveshjeve në fjalë, është deri në 3 vjet nga fillimi i disbursimit të financimit shtesë.

Nevoja për financim shtesë ka ardhur si rezultat i problematikave të shumta që janë hasur gjatë zbatimit të këtij projekti. Shkaqet kryesore që kanë ndikuar në mosfinalizimin e projektit lidhen me problemet gjeologjike, e konkretisht, rrëshqitjet në km 11+100 (Ibë), km 13+150, km 14+000, si dhe lëvizjet gjeoteknike në zonën e Mulletit, km 4+000. Në këtë vlerë përfshihen punimet civile, shërbimet e konsulencës, shpenzimet për njësinë e zbatimit të projektit dhe shpenzimet për auditin.

Objektivat kryesorë të projektit të rrugës Tiranë – Elbasan, thuhet në relacionin shoqërues, janë sigurimi i rrjedhës së pandërprerë të trafikut, ulja e kostos operative të automjeteve, ulja e aksidenteve rrugore, kursimi i kohës së udhëtimit dhe realizimi i rritjesekonomike në zonën e projektit.

Projekti do të lejojë, gjithashtu, mundësi më të shpejtë arritjeje në zonat bregdetare, në terrenin malor dhe zonat rurale të Elbasanit, si dhe do të sigurojë një lidhje të rëndësishme me Maqedoninë dhe Greqinë fqinje, duke rritur aktivitetet tregtare, transitin dhe turizmin në Shqipëri.

Në vitin 2011, nga Banka Islamike për Zhvillim është akorduar kredia në vlerën prej 222 700 000 USD-sh, me qëllim financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan. Për përfundimin e plotë të projektit, i cili ka hasur probleme për shkak të rrëshqitjeve të ndodhura përgjatë këtij aksi, do të akordohet një financim shtesë me kredi nga Banka Islamike për Zhvillim, në vlerën prej 35 milione dollaresh.

Puna për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan, 27 km e gjatë ka nisur në vitin 2011. Pjesë e kësaj rruge është dhe Tuneli i Krrabës i cili përbëhet nga dy tuba, rreth 2.5 km i gjatë secili, punimet për të cilin kanë përfunduar në mars të vitit 2013. Tuneli eshte i hapur per trafikun dhe menaxhimi tij po kryhet nga Qendra e Operimit e ngritur prane ketij Tuneli. Rruga ës htë e ndarë në tre segmente, Tirane – Hyrje e Tunelit të Krrabës), Tuneli i Krrabës dhe segmenti i tretë Dalje e Tunelit – Elbasan./ATSH

Nje koment

  1. Shyqyr se na vdiqen sikur po ikin ne hene

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: