Tuesday , October 17 2017
Loading...

Një lajm i mirë për Kosovën/ Bangladeshi njeh Kosovën

Kosova ka marrë edhe një njohje të madhe, të hënën, duke u pranuar nga Bangladeshi.

Vendimi u mor nga kabineti qeveritar, ndërsa kjo e përditshme shkruan se për këtë çështje “sekretari i kabinetit Mohammad Shafiul Alam ka njoftuar gazetarët pas takimit të rregullt të kabinetit, të hënën”.

Dhaka Tribune njofton se pak kohë më parë Ministria e Jashtme e Bangladeshit i kishte kërkuar Qeverisë së Bangladeshit ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Ky medium thotë se kjo është njohja e 114 për Republikën e Kosovës.

Bangladesh është bërë vendi i 114 që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kabineti i Bangladeshit ka miratuar njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur.

 Lajmi është bërë i ditur edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ka qenë nënkryetari Xhavit Haliti, i cili ua ka kumtuar lajmin deputetëve.

Haliti ka thënë se kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe nga ministri Enver Hoxhaj.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin vetë ministri Hoxhaj.

“Një lajm tjetër i mirë. Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi më është konfirmuar para disa orësh edhe zyrtarisht. Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Tani kemi 114 njohje” ka thënë Hoxhaj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: