Monday , April 23 2018

Një nga mënyrat se si Parisi po lufton ndotjen e ajrit.

Ndërsa niveli i ndotjes ka arritur vlera alarmuese, Parisi ndaloi qarkullimin e automjeteve me targa teke të martën dhe lejoi udhëtimin falas në metro. “AirParif” që monitoron cilësinë e ajrit në rajonin e Parisit, bëri të ditur se indeksi i cilësisë së ajrit kishte arritur në 87, nivel ky tepër alarmant.

Autoritetet parisiane kanë këshilluar drejtuesit e automjeteve të reduktojnë shpejtësinë në rrugët kryesore të qytetit, duke e ulur limitin nga 80 në 70 km në orë. Qytetarët i pritën me pozitivitet masat e reja për uljen e nivelit të ndotjes.

“Mendoj se masat do të ndihmojnë me ndotjen. Plus është diçka e bukur të shohësh në rrugët e Parisit vetëm gjysmat e automjeteve që shikon çdo ditë”, tha një qytetare.

“Më vjen mirë që po bëjnë diçka për këtë problem. Kjo është në të mirë të pasagjereve e gjithashtu do të ndihmojë në kursimin e parave”, u shpreh një tjetër qytetar.

Të mërkurën do të ndalohet qarkullimi i automjeteve me targa çift, ndërsa parashikohet që niveli i grimcave PM10 në ajër të vazhdojë të jetë i lartë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: