Një person tenton të vjedhë “Benzin” në Elbasan, e pëson keq.

Një 62 – vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi tentoi të vidhte një makinë.
I arrestuari është shtetasi K.B., 62 vjeç, banues në Elbasan.
“Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen, “Qemal Stafa”, Elbasan, ēshte konstatuar nga shërbimet e rendit në tentativë për të vjedhur mjetin tip, ” Benz”, në pronësi të shtetasit M.B.” njofton policia.
Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi i lartëpërmendur, është dhe autor i vjedhjes së njē aparati celular, në pronësi të shtetasit N.M., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Foto Ilustruese