Sunday , December 4 2016
14639748_618379821655928_1584000725270958390_n

Një tingull misterioz në detet kanadeze. Çfarë të jetë vallë?

Një tingull i paidentifikuar duket se vjen nga thellësitë detare kanadeze.

Çfarë është kjo gjë?

Ajo që më parë dukej si një legjendë detare tani është bërë objekt kërkimi nga ushtria kanadeze. Pikërisht pranë Nunavut (Kanada), për disa muaj me radhë thuhet se dëgjohej një tingull misterioz, i cili mendohet se vjen nga fundi i detit. Viktimat e para të këtij fenomeni mendohet se janë peshkatarët, të cilët akuzojnë se ky tingull është duke larguar faunën detare që është burimi kryesor i jetesës së tyre.

Ky tingull ka marr një dimension shqetësues edhe për vendasit, të cilët kanë arritur të bindin ushtrinë që të hetonte rreth kësaj ndodhie dhe pikërisht kjo është ajo me të cilën po merren ata këto kohët e fundit.

Tingujt duket se vijnë nga shtrati i detit, pranë ngushticës Fury dhe Hecla, në afërsi të Nunavut, ku gjendet komuniteti Inuit me rreth 31.000 njerëz dhe sipërfaqe 1,750.000 km katrorë, që është një nga zonat më veriore ende të banuara.

Disa argumentojnë se shkaku kryesor i këtyre tingujve është aktiviteti minerar në Baffin Island, në veri-lindje të Nunavut, ku thuhet se kompania minerare punon shumë pranë shtratit të detit.
Megjithatë kompania minerare e ka mohuar këtë gjë dhe ka shprehur se në kohën e dëgjimit të tingullit, ata nuk kanë qenë duke bërë kërkime nënujore.

Gjithsesi akuzat nuk janë vetëm ndaj kësaj kompanie, sepse supozimet për krijimin e këtij tingulli mendohet të jenë për shumë subjekte të ndryshme, citon elbasani plus. Tani shpresohet vetëm që të mos jetë ndonjë krijesë misterioze deti që krijon këtë tingull të çuditshëm.

14925793_618379844989259_5253517295048167222_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *