Saturday , December 10 2016
bicikleta-2-1024x576_1479730567-4108981

Një“profesionist” i vërtet/ Ja si e vjedh biçikletën për 4 minuta para dyqanit (VIDEO)

Fenomeni i vjedhjeve në kryeqytet nuk ka të ndaluar. Ai paraqitet çdo ditë në forma dhe fytyra të ndryshme autorësh.

Falë ndërgjegjësimit për rritjen e parametrave të sigurisë, një pjesë dërrmuese e bizneseve janë pajisur dhe me kamera survejimi.

Kësaj here, një vjedhje e një biçiklete ka ndodhur në mes të ditës në rrugën e “Durrësit”, në kohën kur intensiteti i lëvizjes së njerëzve ka qenë i lartë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte më datën 18 Nëntor, rreth orës 11 e 25 minuta.

Ky i ri i veshur me atlete të bardha me vija të zeza, me pantallona bojëqielli treçerekëshe, me një triko sportive me kapuç, ngjyrë e zezë me shirit të bardhë në krahë është autori, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia e Komisariatit Numër 3 në Tiranë.

E gjithë ngjarja zhvillohet në katër minuta.

Policia e kryeqytetit i bën thirrje qytetarëve, që në rast se kanë informacion të vlefshëm rreth këtij personi, të njoftojnë në numrin pa pagesë 112.

Për më tepër shikoni videon:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *