Thursday , April 19 2018

Njerëzit me aftësi të kufizuara, një shpikje e re në ndihmë të tyre

Biorobotica sjell një lajm të mirë për njerëzit me krahë dhe këmbë të paralizuara. Me anë të zhvillimit të ri të kësaj teknologjie njerëzit me aftësi fizike të kufizuara do të mund t’iu kthehen aftësitë e të lëvizurit të dorës me anë të një komande që i lejon hapjen dhe mbylljen e dorës. Kjo lloj teknologjie do ti lejojë ata që të shkruajnë dhe të hanë vetëm, apo dhe të kapin një gotë a një letër të caktuar.

I realizuar nga Shkolla Superiore Sant’Anna e Pizës, kjo pajisje monitorohet nga disa elektroda të vendosura në një kapak, i cili është i ndërtuar në Gjermani, nga grupi i Universitetit të Tübingen i udhëhequr nga Surjo Soekadar. Rezultati i kësaj shpikjeje të re është publikuar në numrin e parë të revistës Science Robotics.

15380301_636181353209108_1871668015256610582_n
Deri më tani kjo pajisje është eksperimetuar tek gjashtë individë, pesë burra dhe një grua midis moshës 14 dhe 30 vjeç, të cilët janë në gjendje që të hapin dhe mbyllin duart e tyre si dhe të monitorojnë lëvizjet e kryera. Elekrtodat e saj janë vendosur në kufje, të cilat më pas vendosen në kokë dhe i lejojnë individit që të kontrollojë apo që të lëviz dorën.

15439957_636181416542435_1278095735880780145_n
Tani për tani kjo është faza e parë e eksperimentit, ndërsa rruga për ta vënë këtë pajisje në dispozicion të të gjithë personave me aftësi të kufizuara është ende e gjatë. Megjithatë studiuesit janë optimistë dhe mendojnë se deri në vitin 2017 zhvillimet e kësaj metode do të kenë ecur shumë.

15391193_636181373209106_2396750712541090007_n
Gjithashtu studimi ka zbuluar dhe një tjetër aspekt interesant, që kjo pajisje është lehtësisht e transportueshme nga të gjithë. Të gjitha idetë e reja në lidhje me këtë gjë vijnë vetëm për të përmirësuar cilësinë e jetës së këtyre personave. Një e ardhme e ndritshme mendohet të vijë për njerëzit që janë të detyruar të jetojnë në një karrige me rrota. Shpresohet vetëm që kostot e kësaj pajisje të mund të jenë të arritshme nga të gjithë, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: