Saturday , December 10 2016
truri

Njerëzit e arsimuar shërohen më shpejt nga dëmtimet e trurit.

Njerëzit që kanë qenë në universitet janë më të aftë për t’u ripërtërirë pas dëmtimeve të trurit, sugjeron një kërkim, i raportuar në “Daily Mail”. Ata janë 7 herë më të prirur për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme, krahasuar me njerëzit që nuk e mbarojnë shkollën.

Njerëzit që janë arsimuar më gjatë kanë “rezerva mendore” më të mëdha, që do të thotë se ata kanë më pak gjasa për të mbetur të dëmtuar pas dëmtimit të kokës.

Truri i tyre ka një funksionim më të mirë, pavarësisht dëmtimit, që i bën ata më të aftë për t’u shëruar. Shkencëtarët nuk i kanë kuptuar ende shkaqet që çojnë në këtë përfundim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *