Saturday , December 10 2016
15135770_623737434453500_8347875409050909174_n

Njihuni me artistin që transformon monedhat

Arti është i aftë që çdo ditë e më shumë të transmetojë ndjenja unike. Pikërisht artisti që do ju prezantojmë sot paraqet një talent të veçantë.

Në të gjithë botën ekzistojnë artistë, të cilët edhe pse mund të mos jenë të gjithë të njohur, ata kanë një talent të vërtetë, të madh dhe të mahnitshëm. Gjithsesi, të gjithë artistët çdo ditë e më shumë po magjepsin mijëra turistë me artin e tyre dhe jo vetëm. Ky artist ka një talent unik, pikërisht atë të transformimit të monedhave.

15134583_623737424453501_319798333660882431_n

Ky lloj arti është quajtur Hobo Nickel dhe ky artist që duket në pamje e tregon më së miri këtë gjë. Monedha në këto pamje është ajo me figurën e Lincoln, ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku artisti shfaq talentin e tij duke ndryshuar fytyrën në mënyrë të çuditshme.

15135770_623737434453500_8347875409050909174_n

Për të bërë një ndryshim të tillë nga fillimi deri në fund kërkon pa dyshim shumë saktësi dhe vëmendje. Të jesh në gjendje për të punuar me monedha kaq të vogla nuk është e lehtë dhe kërkon një përkushtim të madh, por ky artist ja ka dal mbanë vetëm me talentin dhe vullnetin e tij, duke sjell një figurë ndryshe nga e fillimit, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *