Saturday , March 23 2019
Loading...

Njihuni me Amarin, 6-vjeçarin shqiptar që flet 7 gjuhë të botës

6-vjeçari Amar Lenjani nga Karaçeva e Kamenicës (Kosovë) arrin të identifikojë të gjitha flamujt e shteteve që i gjen në bazë të aplikacioneve telefonike. Ai është fëmijë i veçantë që di të flasë 7 gjuhë të botës, raporton televizioni “T7″.

“Flas anglisht, gjermanisht, rusisht, greqisht, indisht, portugalisht,serbisht”, ka treguar ai, duke shtuar se nuk dëshiron ta vazhdojë klasën e parë por të kalojë direkt në të tretën.

“Unë dua të shkoj në klasë tretë se aty mëson ma shumë matematike, e klasa e parë nuk është shumë e mirë”, është shprehur Amari i vogël.

Inteligjenca e gjashtë vjeçarit është 131 IQ. Prindërit tregojnë që djali i tyre ishte i veçantë qysh se ishte më i vogël.

“Amari kur ka qenë katër vjeçar ka ditë me shkrujt e me fol anglisht po edhe shqip. Në fillim na ka fol veç anglisht, për neve ka qenë e vështirë sepse ne jo krejt e kemi ditë anglishten”, ka treguar nëna e Amarit, Valmira.

“Kur Amari ka nisur shkollën, klasën e parë mësuesja ka patur probleme se nuk i dukej shkolla interesante. Mësuesja ka vënë re se Amari ishte i veçante dhe na tha ti bëjmë testin e inteligjences, e cila i doi 131 IQ”, tha me tej nëna e vogëlushit.

Dëshira e Amarit është që kur të rritet ti shërbejë atdheut nën uniformën e ushtrisë së Kosovës.