Sunday , August 19 2018
Loading...

Njihuni me vajzat nga Elbasani që fituan Festivalin e Fëmijëve në Shkodër

Edicioni i 56 i Festivalit Mbarëkombëtar të Fëmijëve që u zhvillua në Shkodër është mbyllur mbrëmë me fitoren e dy vajzave nga Elbasani.

Juria e festivalit ka shpallur fituese këngën “Çdo gjë do dashuri”, e kënduar nga Eri Sula dhe Samanta Qoshku.

Pas marrjes së çmimit, dy vajzat e vogla nuk i fshehën emocionet: “Nuk e prisnim, por dëshirë kishim shumë të fitonim”.

Në këtë edicion interpretuan 45 fëmijë nga i gjithë vendi dhe jo vetëm. 22 në natën e parë dhe 23 në natën e dytë, ndërsa në natën e tretë u interpretuan këngët më të mira, ku u shpall edhe kënga fituese.

Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve, një event kulturor që bëri bashkë fëmijë nga gjithë trojet shqiptare, është kthyer në traditë për më shumë se gjysmë shekulli në qytetin e Shkodrës.