Njihuni me vendin ku njerëzit kanë zemrën më të shëndetshme në botë - ElbasaniPlus
Sunday , March 26 2017

Njihuni me vendin ku njerëzit kanë zemrën më të shëndetshme në botë

Një nga zonat më të bukura të Bolivisë, aty ku mund të marrësh frymë lirshëm , aty është dhe vendi me njerëzit që kanë artieriet më të shëndetshme në botë.

Ky vend quhet Tsimane dhe përfshihet në zonën e Amerikës së Jugut.

 

Po si ka ardhur ky rezultat?

Kjo gjë është treguar nga një studim i kryer nga një ekip studiuesish të Institutit Mid America, të udhëhequr nga Universiteti i Neë Mexico.

 

Hulumtimi ka vërtetuar se banorët e 85 fshatrave të Tsiname kanë një zemër në formën më të mirë se gjithë tjerët në gjithë botën.

Në kërkim të këtij rezultati ky ekip ekspertësh kanë vizituar 85 fshatra të Tsimane në mesin e viteve 2014-2015.

Në këtë periudhë ata kanë studiuar banorë të ndryshëm duke analizuar rezultatet në këto dy vite. Kjo gjë ka ndodhur duke pasur parasysh dhe një shënues të rëndësishëm e paralajmërues për rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ata kanë gjetur se tek asnjë nga banorët nuk ekzistonte ky shënues paralajmërues për rrezikun nga sëmundjet e zmerës.

Sipas këtyre rezultateve një 80-vjeçar i bolivian ka një moshë të krahasueshme të zemrës me një amerikan 50-vjeçar.

 

Pse rezulton ky ndryshim?

Sipas studiuesve një faktor që ka shumë ndikim dhe që rezulton si një ndër kryesorët është dhe stili i jetesës.

Duke i analizuar të gjithë faktorët dhe detajet që përmbushin stilin e tyre të jetesës ka shumë ndryshime me atë të njerëzve që jetojnë ën zona të tjera.

Dieta e një banori në Tsimane është shumë herë më e pasur se ajo e një amerikani. Po ashtu edhe ushqimet që ata konsumojnë, ushtrimet fizike si ecja në këmbë është shumë herë më e lartë se ajo e një amerikani apo e një njeriu në një vend tjetër.

Megjithatë duhen përmendur edhe disa faktorë të tjerë, të cilët të bëjnë të mendosh që është më mirë që nuk keni lindur në Bolivi, siç është mungesa e energjisë elektrike apo e rrugëve të asfaltuara.

Nëse doni një këshillë të vlefshme është e mjaftueshme të dini që të hani ushqime të shëndetshme, shëtisni në natyrë dhe kujdesuni më shumë për shëndetin tuaj, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: