Thursday , April 19 2018

Nxorri krom nga galeria mbyllur. Arrestohet 31 vjeçari.

Specialistët për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të  Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e stacionit të policisë Prrenjas finalizuan me sukses  operacionin policor të koduar “Galeria e mbyllur”

Nga informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat i një pune të mirëorganizuar  u  bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit:

  • B M,  31 vjeç, banues në fshatin Kotodesh Prrenjas

Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi duke drejtuar mjetin e tij  tip “Benz” kamion me targa AA 995 LE në fshatin Bërzesht, pranë pikës së grumbullimit të mineralëve, u ndalua dhe u konstatua duke transportuar 12.5 ton, lëndë minerale të lloit “Krom”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga  grupi hetimor rezultoi se fatura e shoqërimit dyshohet të jetë e falsifikuar, gjatë verifikimeve të bëra nga ana jonë minerali dyshohet të jetë marrë në galerinë  e minierës  në fshatin Katjel Prrenjas, për të cilin nuk lejohet nxjerrja e kromit pasi është  e mbyllur.

Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”  parashikuar  nga  nenet 134, 180 dhe 190  të Kodit Penal.

Lënda minerale dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Gjithashtu proçedohen penalisht shtetasit:

  • M, 58 vjeç, banues në fshatin Kotodesh Prrenjas

Ky shtetas dyshohet të ketë ndihmuar shtetasin Bledar  Malo në marrjen e  faturës së shoqërimit nga Administratori i firmës

Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për  veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”  parashikuar  nga  neni 190  i Kodit Penal.

 

  • O, 28 vjeç, banues në fshatin Fanjë  Prrenjas, me detyrë administrator i firmës.

Ky shtetas dyshohet të ketë lëshuar një faturë shoqërimi të falsifikuar për shtetasin Bledar  Malo.

Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për  veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”  parashikuar  nga  nenet 180 dhe 190  të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: