OKB /Bota po ndeshet me krizën më të madhe të urisë në shtatë dekadat e fundit - ElbasaniPlus
Sunday , March 26 2017

OKB /Bota po ndeshet me krizën më të madhe të urisë në shtatë dekadat e fundit

Shefi i misioneve humanitare i OKB-së ka paralajmëruar se bota po ndeshet me krizën më të madhe të shtatë dekadave të fundit.

Stephen O’Brien, nënsekretari i Përgjithshëm për Çështjet Humanitare dhe Koordinimin e Emergjencave, tha se mbi 20 milionë njerëz në katër vende kërcënohen uria.

Ai bëri thirrje për një dhënien e drejtpërdrejtë të fondeve për Jemenin, Sudanin e Jugut, Somalinë dhe pjesën verilindore të Nigerisë, duke theksuar se qasja ndaj ndihmave humanitare duhet të jenë e sigurtë dhe e papenguar.

“Të katër vendet kanë një gjë të përbashkët: konfliktin. Ne kemi nevojë të menjëhershme për fonde, pasi është e mundur për të shmangur një krizë, për të shmangur zinë e bukës dhe një katastrofë njerëzore,” tha ai.

O’Brien tha se duhen 4.4 miliardë dollarë deri në korrik, ndërsa i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për donacione..CRI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: