Monday , December 5 2016

Operacionet e Policisë së Shtetit gjatë fundjavës/ Arrestohen dy persona në Elbasan për mitmarrje

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.Stema Policia

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 94 personave, janë sekuestruar armë zjarri, lëndë narkotike dhe municione luftarake.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 21 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 27 persona për narkotikët, trafiqet e paligjshme dhe krimin ekonomik e financiar.

16 persona në flagrancë për vjedhje dhe dhunë në familje.

Janë kapur 18 persona në kërkim.

3 persona për krime ndaj personit dhe kanosje.

Gjatë 48- Orëve janë arrestuar 9 persona për mitdhënie konkretisht: Qarku Vlorë 4 raste, Qarku Elbasan 2 raste, Qarku Korçë 1 rast dhe Qarku Dibër 2 raste.

Janë sekuestruar rreth 140 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 6 armë zjarri, 2 armë të ftohta , 3 krehër dhe 46 fishekë.

Vijon puna e policisë për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 82 persona.
Gjatë 48- Orëve janë finalizuar Operacionet konkretisht:

Finalizohet me sukses Operacioni “Vjeshta”
Janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas.
Janë sekuestruar 22 porcione me lëndë të dyshuar Heroinë
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Finalizohet me sukses Operacioni “Fagu”.
Janë arrestuar 4 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë.
Janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Janë asgjësuar me anë të djegies bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva.
Nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *