Sunday , December 11 2016
samiti-i-diaspores-el

Organizohet Samiti i Diasporës, Kryeministri fton Presidentin dhe Kryetarin e Opozitës.

Këtë fundjavë në Tiranë organizohet për herë të parë Samiti i Diasporës, ku pjesëmarrës do të jenë mbi 600 shqiptarë, që përfaqësojnë diasporën e hershme, por edhe atë të re.

Burime nga ekipi organizator i samitit, që mbahet nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama, bëjnë me dije se të ftuar për të folur përpara dërgates shqiptare nga rreth 40 vende të botës, janë edhe Presidenti Bujar Nishani dhe kryetari i opozitës, Lulëzim Basha.

Nuk dihet nëse Presidenti dhe kryeopozitari e kanë konfirmuar prezencën e tyre.

Ndërkohë mësohet se me siguri se përveç kryeministrit Rama, samitit do t’i adresohen edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentari Ilir Meta dhe nënkryetari i Parlamentit, Shpëtim Idrizi./tch/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *