Monday , December 5 2016

OSHEE/ Administratori Çela takon bizneset në Elbasan për shlyerjen e borxheve

OSHEE-ja ka zgjatur afatet e shlyerjes së kësteve për bizneset në Elbasan deri në dhjetor të këtij viti. Për pagesat me një këst, detyrimi reduktohet në 50 %. 

Nga skema e re përfitojnë 38 mijë biznese, ndërkohë që kompania ka ende 14 miliardë lekë të reja detyrime për të grumbulluar.

Pas aplikimit të lehtësirave të pagesës së energjisë për bizneset debitore në maj të këtij viti, OSHEE-ja ka nisur takimet me bizneset për të diskutuar problematikat.

“Ofrojmë ulje të kamatë-vonesës jo vetëm kur paguhet i gjithë principali, por edhe për pagesë korrekte. Ka ulje deri në 15%. Për të qenë pranë bizneseve, e kemi shtyrë deri më 31 dhjetor”, tha Ardian Çela, administrator i OSHEE-së.

Gjatë takimit të zhvilluar me bizneset në qytetin e Elbasanit u theksuan gjithashtu edhe lehtësirat për çeljen e një kontrate me OSHEE-në duke reduktuar në maksimum burokracirat.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *