Sunday , November 19 2017

Pacolli: Së shpejti Kosova anëtare e Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behxhet Pacolli, u takua gjatë vizitës së tij në Maltë me Presidentin e Këshillit Global për Tolerancën dhe Paqen, Ahmed Al Jarwan, një personalitet i rëndësishëm në botën arabe, i cili gjithashtu kryeson parlamentin arab.

Presidenti Al Jarvan e informoi Pacollin për organizatën e re botërore të bazuar në Maltë, e themeluar nga një grup personalitetesh nga e gjithë bota, Senatorë Amerikanë, vendimmarrësit në botën arabe, botën afrikane dhe evropiane, të cilat do të fokusohen në nxitjen e nismave për paqe dhe tolerancën në botë.

Pacolli përshëndeti idenë e themelimit të kësaj organizate e cila filloi punën e saj të mërkurën në praninë e autoriteteve më të larta të Maltës: Kryeministri, Ministri i Jashtëm, Ministrat e Jashtëm të disa vendeve, parlamentarë dhe vendimmarrës nga shumë vende të botës.

Pacolli i tha Al Jarwan se Kosova do të luajë rolin e saj brenda kësaj organizate dhe do të hapë degën e saj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: