Monday , August 21 2017

Pak histori/ Kush ishte vajza nga Dukagjini që u bë sulltaneshë dhe sundoi botën

Numërohen në fakt një gjeneratë e tërë shqiptarësh që drejtuan Perandorinë Osmane që ndërtuan Stambollin por asnjëherë nuk kemi folur për rolin e grave në Perandorinë Osmane.

Serialet historike që janë pritur me shumë vëmendje nga shqiptarët, kanë nxjerrë në pah dhe rolin e madh të grave në Perandorinë Osmane.

Shqiptaret arritën të bëheshin sulltanesha, dhe të kishin kështu një ndikim të madh në këtë perandori.

Historia e Safijes ishte pak përrallore siç ishte fati i shumë shqiptarëve gjatë kohës së lulëzimit të kësaj perandorie.

Ajo lindi në vitin 1550 në zonën malore të Dukagjinit në fshatin Rez. Ishte shqiptare dhe do hynte në histori si sulltanja Valide.

Bashkëshorti i saj ishte sulltan Murati i III-të dhe kishte tre fëmijë: sulltan Mehmetin, sulltane Aishen dhe sulltane Fatmën.

Historia e rënies së saj në duart e sulltanit ishte shumë aventureske.

Ajo u kap nga piratët në vitin 1563, në moshën 13 vjeçare dhe u paraqit si skllave duke hyrë në haremin e sulltanit. U bë konkubinë e Muratit dhe në vitin 1566 do të lindë të birin që hyri në histori si Sulltan Mehmeti III.

Safija pati një marrëdhënie monogame me Muratin për disa vite. Me këshillën e të ëmës, duke qenë se kishte vetëm një pasardhës ajo e këshilloi të merrte dhe gra të tjera.

Siç ndodh shpesh në oborret e sulltanit dhe për sulltane Safijen u fol se ajo përdori shtrigat dhe magjistarët për ta lidhur sulltanin mbas vetes.

Faktet historike tregojnë se ajo mundi ta mbante e vetme sulltanin por kjo nuk lejohej nga ligjet e kohës. Murati mori dhe dy gra të tjera, të cilat i dhanë 20 djem dhe 27 vajza.

Sipas burimeve historike veneciane përshkruhet se sulltanesha u shqetësua shumë. Ajo e dashuronte sulltanin dhe ishte xheloze për të. Por më pas e pranoi faktin dhe me kalimin e kohës ajo u bë këshilltarja e tij më e besuar. Kjo ndodhi veçanërisht pas vdekjes së vjehrrës, Nurbanusë.

Sulltane Safinë e tregojnë si një grua me temperament shumë të fortë dhe me një inteligjencë të jashtëzakonshme.

Aq i madh ishte ndikimi i saj, sa kur sulltani shkonte nëpër ekspedita të gjitha çështjet më të rëndësishme të vendit nga ato politike tek ekonomike ishin të gjitha në dorën e saj.

Historia e tyre pati një jetëgjatësi për t’u lakmuar. Ajo i ndenji pranë deri në çastet e fundit të jetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: