Monday , April 23 2018

Paketa fiskale, dy partitë në koalicion negociata për taksën e gazit

Partia Socialiste dhe LSI janë në bisedime për çështjen e vendosjes së akcizës së gazit të lëngshëm për përdorimin e automjeteve. Qeveria pati caktuar një nivel akcize prej 13 lekësh për litër në paketën e re fiskale, ndërkohë që LSI propozoi zyrtarisht mosvendosjen e saj.

“Ministri i Financave është në një diskutim të qartë me ne si komison dhe të tjerë faktorë lidhur me këtë çështje. Besoj që deri në seancë plenare javën e ardhshme, pra në datë 15, të kemi një qëndrim definitiv dhe për këtë gjë”, tha Erion Braçe, kreu i komisionit të Ekonomisë.

Mazhoranca në komsionin e Ekonomisë dakortësoi me ministrinë e Finanacve mos ndryshimin e skemës së ribursmit të akcizes së naftës për anijet e peshkimit. Po ashtu taksa e ambalazhit për mbetjet plastike të grumbulluara në vend shkon nga 50 lekë në 1 lek për kilogram. Pjesa tjetër e paketës fiskale kaloi në diskutimet nen për nen, ndërsa opoziat votoi kundër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: