Tuesday , December 6 2016
14915531_619409698219607_7110971777435267166_n

Pamjet e biçikletave më të rralla dhe më të bukura në botë (Foto)

Fotografi Loes Heerink ka arritur të kap pamje dhe imazhe të një pjese të jetës së përditshme të njerëzve në Vietnam.
Me anë të këtyre fotove ai i ka treguar botës bukurinë dhe simetrinë e biçikletave të përdorura nga shitësit në rrugë për produkte të ndryshme e të shumëllojshme si fruta, perime, lule etj.
Loes thotë se njerëzit duke kaluar me biçikletat e tyre në urën e Hanoit, gjë që ndodhte me orë e orë të tëra sepse këta shitës janë të shumtë, nuk e dinin që kishin krijuar një lloj arti të rrugës, por kjo mund të vihej re vetëm nga lart.

Në këtë mënyrë vetëm ky fotograf arriti të krijonte një fotogaleri duke i shfaqur njerëzve peisazhe të paimagjinueshme.
Këta shitës burra e gra nuk ishin asgjë tjetër vetëm njerëz të thjeshtë, të cilët dilnin çdo mëngjes herët me biçikletë duke e mbushur atë me sa më shumë produkte, por të vendosura në një mënyrë shumë tërheqëse nga blerësit.

Duhet thënë se sipas këtij fotografi njerëzit atje fitojnë shumë pak nga kjo punë dhe kushtet nuk janë aspak të mira, gjithsesi ata tashmë janë bërë më të njohur vetëm për shkak të kreativitetit dhe bukurisë që i falin rrugëve të vendit të tyre.
Sigurisht që ka shitës në çdo vend të botës, por në Vietnam efekti i pamjeve të këtyre shitësve është me të vërtetë i mahnitshëm dhe spektakolar, citon elbasani plus.

14947561_619409924886251_4683924790351207107_n 14956047_619409898219587_1253591264132745691_n 14907679_619409838219593_3536335595794391760_n 14908391_619409801552930_7987127447093108339_n 14907687_619409794886264_5524357091066348607_n 14937331_619409764886267_6291081092866613381_n 14991905_619409731552937_4803049407380139529_n 14925543_619409708219606_7222141757921298464_n 14915531_619409698219607_7110971777435267166_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *