Qeveria kineze fali për bujqësinë shqiptare 15 eskavatorë të cilët do të ndihmojnë në këtë sektor për punime të ndryshme në sistemin kullues, atë vaditës etj.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti deklaroi do të fillojnë punimet për ndërtimin e një stacioni të madh të mekanikës bujqësore dhe për këtë po studiohet një terren në qytetin e Cërrikut.
Një investim i tillë do të kryhet në bashkëpunim me qeverinë kineze dhe pritet që kjo të shërbejë për një sistem të qëndrueshëm në sektorin bujqësor.
Në ceremoninë e dhurimit të eskavatorëve ishte e pranishme edhe ambasadorja kineze së bashku me kryeparlamentarin Ilir Meta.
Kreu i kuvendit shprehu mirënjohjen e tij për qeverinë kineze, e cila po kontribuon shumë në sektorin bujqësor shqiptar, si një nga sektorët jetik të familjeve dhe ekonomisë shqiptare në tërësi.