Sunday , December 4 2016
debore12

Parashikimi i motit, ja sa i hidhur do të jetë dimri sivjet

3BMeteo ka nxjerrë parashikimet për dimrin që na pret. Një dimër më i ftohtë dhe më i lagësht se vjet pritet të vijë në Europë dhe në vendin tonë. Këto janë parashikimet e 3BMeteo për këtë dimër, që flasin për një stinë dinamike me disa valë të ftohti të hidhur.

Krahasuar me vitin e kaluar, dimri 2016 – 2017 në vendin tonë do të jetë më i ftohtë dhe do të shënojë më shumë ditë me shi se masatarja e zakonshme. Shira të dendur priten në të gjithë vendin.

Tempreaturat në në tërësi do të jenë nën mesataren në veri; në mesatare ose pak më poshtë në qendër të vendit dhe, pak mbi mesataren, në jug. Ky skenar është në përputhje me ditët e ftohta.

Sasia më e madhe e borës pritet të bjerë në veri dhe juglindje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *