Saturday , December 10 2016

PARKU “AQIF PASHA”, RELAKSI PËR TË GJITHA MOSHAT

Parku Aqif pasha është shumë i frekuentuar në cdo orë të ditës nga grup mosha të ndryshme që kalojnë aty orë të tëra. Me ndërtimin e shëtitores lulishtja në qendër të qytetit është mjaft e frekuentuar edhe në orët e mbrëmjes, duke e kthyer atë në një zonë tërheqëse. Qytetarët shprehen të kënaqur me këtë investim të Bashkisë e cila i dha një tjetër pamje lulishtes në qendërtë qytetit. Hapësira e gjelbër pemët dhe stolat që ndodhe në cdo cep të parkut e bëjnë atë sa më funksional për qytetarët që kalojnë kohën e lirë në të. Përvec moshave të treta kjo hapësirë e gjelbër në qendër të qytetit të Elbasanit është e frekuentuar edhe nga të rinj familjarë e fëmijë. Qytetarët në prononcimet e tyre falenderojnë Bashkinë për rikonstruksionin e lulishtes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *