Tuesday , December 6 2016
14993573_624162191077691_670080058785914725_n

Parku “Pranu Muttedu”, i cilësuar si një nga vendet arkeologjike më tërheqëse:

Pranu Muttedu është cilësuar si një nga vendet më tërheqëse arkeologjike i ndodhur në Sardenjë.
Ky park ndodhet pikërisht përgjatë rrugës kryesore që të çon në Cagliari, pranë një fshati të vogël të quajtur Goni dhe përfshin një sipërfaqe prej 2 mijë metra katrorë.

15095448_624162181077692_2917775289556393970_n

Monumente shekullore e rrethojnë atë, por jo vetëm, sepse aty gjenden edhe pemë lisi shumë të lashta që janë ndërthurur me trashëgiminë artistike, duke krijuar në këtë mënyrë një mjedis me ngjyra të shumta dhe të ndryshme në stinë të ndryshme.

15085653_624162307744346_848281609771792981_n

Parku Pranu Muttedu është i ndarë në dy pjesë, të cilat përfshijnë gjurmë të parahistorisë Sardiane. Në fillim të viteve tetëdhjetë, janë zbuluar shumë objekte, të cilat datojnë që nga periudha neolitike, por përveç tyre, këtu ekzistojnë edhe varre që konfirmojnë hipotezën se në këtë park mund të jenë varrosur njerëz të rëndësishëm të asaj kohe.

15036608_624162261077684_4187114553938503670_n

Shkëmbinj të formave dhe llojeve të ndryshme gjenden gjithashtu në këtë vend, ku në jug ndodhet shkëmbi i Genna Aças, i cili ka marr këtë emër për shkak të formës dhe hapësirës që zënë varret e ndodhura aty.

14993573_624162191077691_670080058785914725_n
Për të gjitha këto ky park është cilësuar si një trashëgimi e gjerë dhe që duhet vizituar të paktën një herë të vetme, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *