Wednesday , August 16 2017

Partia e Gjelbër Shqiptare pjesë e eventit më të madh botëror të të Gjelbërve.

Delegacioni i Partisë së Gjelbër u përfaqësua nga Kryetari i Partisë së Gjelbër, z.Edlir Petanaj. Në Kongres morën pjesë rreth 2000 delegatë nga i gjithë globi. Ky ishte eventi më i madh i Të Gjelbërve ku u bashkuan mendimet, idetë dhe prespektivat e zhvillimit të filozofisë së gjelbër në të gjithë globin. Mjedisi është shtëpia jonë e përbashkët.

Një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me pikat kyçe të programit të Partisë së Gjelbër Europiane dhe të Të Gjelbërve u diskutuan në këtë Kongres.Në fund u miratuan disa rezoluta dhe dokumente strategjikë mbi zhvillimin e politikave të gjelbëra në të gjithë globin.

Kryetari i Partisë së Gjelbër së Shqipërisë, z. Edlir Petanaj, zhvilloi atje një sërë takimesh me përfaqësues të Partisë së Gjelbër Europiane dhe Të Gjelbërve Globalë. Në takimet me drejtues të lartë të Partisë së Gjelbër Europiane, tema qendrore e diskutimeve ishte situata mjedisore në Shqipëri. Nuk u la jashtë vëmendjes gjithashtu situata ekonomike dhe ajo politike si dhe hapat që po bëhen për plotësimin e rekomandimeve të BE, për hapjen e negociatave. Gjithashtu, pjesë e këtyre diskutimeve ishte dhe çështja e zgjedhjeve elektorale të datës 18 qershor 2017.

Një takim i veçantë ishte ai me Znj.Åsa Romson Zv/Kryeministre dhe Ministre e Mjedisit në Suedi. Më datë 2 Qershor 2017 ajo do të vizitojë Të Gjelbrit në Shqipëri në mbështetje të fushatës së tyre elektorale. Gjithashtu, gjatë fushatës elektorale do të vijnë në Shqipëri për të mbështetur Partinë e Gjelbër edhe disa eurodeputë.

Shqipëria duhet të hapë një faqe të re, atë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në respektim të standardeve Europiane,- thanë drejtuesit e lartë të Partisë së Gjelbër Europiane. Ata mbështesin dhe inkurajojnë vendin tonë në procesin e hapje së negociatave me BE-në dhe urojnë që shumë shpejt Shqipëria të jetë pjesë e këtij komuniteti. Ata përgëzuan pjesëmarrjen e Partisë së Gjelbër në zgjedhjet e qershorit si dhe i uruan asaj të jetë pjesë e Parlamentit Shqiptar pasi Shqipëria si një nga vendet më të ndotura të Europës dhe me problematika të shumta mjedisore ka shumë nevojë për mbështetjen e një Partie të Gjelbër për ta kapërcyer këtë situatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: