Saturday , December 10 2016

Partizani “dëbon” Elbasanin nga stadiumi, sfida me Lushnjen luhet të martën

Elbasani do të luajë ndeshjen e radhës me Lushnjen në “Elbasan Arena” ditën e martë në orën 14:00, për javën e 4-t të Kategorisë së Parë në Grupin B.

Bëhet fjalë për një përballje midis pretendentësh për ngjitjen në Superiore, pasi lushnjarët mbajnë vendin e parë në klasifikim me tri fitore në po aq ndeshje.

Mirëpo, ndonëse përballja duhet të luhej në fundjavë, siç është edhe kalendari, ajo është shtyrë për në mesjavë, pasi të hënën do të luajë Partizani me Flamurtarin.

Në këtë mënyrë mund të thuhet se verdheblutë po “dëbohen” sërish nga stadiumi i tyre, pasi më parë do të luajnë të kuqtë e kryeqytetit dhe ekziston frika mos prishet fusha.

Kjo ndeshje do të transmetohet edhe nga TVSH, pasi shihet si një nga sfidat më interesante të kësaj jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *