Monday , December 11 2017

Pas Krastës në zjarr edhe Bukaniku

Pas zjarrit të rënë në Krastë ditën e djeshme, u mbeti e djegur pjesa më e madhe e sipërfaqs së mbjellë me pisha, një tjetër vatër e madhe zjarri ka rënë në malin e Bukanikut.

Krasta mbahet si mushkëria e qytetit, ndërsa mali i Bukanikut ngrihet madhështor mbi të gjithë qarkun duke dhuruar hijeshi dhe “frymëmarrje” për të gjithë.

Nëse për Krastën thuhet lartë e poshtë që zjarri u vu nga dora e njeriut (edhe pse ende s’ka ndonjë fajtorë) po në majë të Bukanikut kush i vuri flakët?! Kur Krasta ishte terren i vështirë, çfarë mund të themi për Bukanikun?! Si do të shuhen ato flakë atje? Kur njeriu u tregua i dobët për të shuar Krastes, kë do dërgojmë në Bukanik?

Për vite më radhë kemi shkatërruar pa mëshirë atë që na fali natyra pa kompromis, por sot po përballemi me pasojat e veprimeve tona.

Asgjë nuk është e rastësishme, as këto flakë në majë të malit, jemi kontribues në vite të shkatërrimit mjedisor, ndoshta jemi një popull unik në botë që nuk na dhimbset ajo që ndodh pak metra larg shtëpisë tonë.

Pas thirrjes që bëri bashkia elbasan për ndihmë, pakkush ju përgjigj dhe komentet në rrjet sociale nuk pushuan së ironizuar, dhe në asnjë nuk lexoje “isha edhe unë”.

Zjarret anembanë vendit tonë po shkretëtojnë çdo gjë, më pas do vijnë përmbytjet e mëdha , ku sërish faktor do të jetë natyra e tërbuar, ndaj është koha të ndalemi dhe të ndërgjegjësohemi për veprimet tona dhe të kontriubojmë në të mirë të vetes sonë, për një Elbasan të gjelbër dhe një Shqipëri të pastër.

Natyra asnjëherë nuk fal dhe faktet  po i shohim tani.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: