Thursday , April 19 2018

Patentat dhe rregullat e reja për marrjen e tyre.

Duke filluar që nga Janari i vitit 2017 do të hyjnë në fuqi patentat e reja, ku do të ekzistojnë 14 lloje të ndryshme leje drejtimi dhe jo 8 që janë aktualisht.

Për të kaluar testin e njohurive teorike të patentës, numri minimal i gabimeve do të ulet në 4, nga 7 të tilla që kanë qenë.

Specialisti i drejtorisë së Qarkullimit Rrugor në Ministrinë e Transporteve, Nikolin Bërxhiku, në intervistën e dhënë për gazetën “Panorama” shpjegoi ndryshimet që do të kenë lejet e reja të drejtimit.

Duke folur për kategorizimet e reja, Bërxhiku shpjegoi se për shoferët që janë të pajisur me leje të kategorisë B mund të drejtojnë motorë deri në 125 kubikë, gjë e cila nuk lejohej më parë. Bërxhiku tha se lejet aktuale nuk zhvlerësohen deri në përfundimin e afatit të tyre dhe tarifa për patentat e reja mbetet e pandryshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: