Thursday , December 8 2016
15045551_10207572920820638_2075441221_n

PD takim me banorët e Gostimës/ Halimi: Me ne punësimi i siguruar (Foto)

Struktura e Partisë Demokratike, dega Cërrik kanë pasur një takim në njësinë administrative Gostimë. Në këtë takim merrnin pjesë deputetja Arbjola Halimi, kryetari i degës Servet Duzha dhe Sekretari i Përgjithshëm, Qamil Boja.

Gjatë bashkëbisedimit me demokratët e kësaj zone, banorët theksuan problematikat që shqetësojnë ata aktualisht, ku punësimi është padyshim shqetësimi kryesor. Gjithashtu mungesa e investimeve në këtë zonë apo nxitja e sektorit bujqësor, janë po ashtu shqetësime evidente.

Nga ana tjetër, drejtuesit demokratë vunë theksin se kjo qeveri nuk ka përmbajtur premtimet duke lënë në harresë Gostimën, Cërrikun dhe krejt Shqipërinë. Sipas tyre, alternativa që ofron kjo mazhorancë nuk ka prioritet qytetarin.

Deputetja Halimi theksoi se Partia Demokratike ka një platformë të qartë për luftimin e varfërisë dhe gjithë fenomeneve të tjera që shqetësojnë aktualisht komunitetin.

15050152_10207572920540631_13236054_n 15033789_10207572920780637_1021010864_n 15057875_10207572920500630_867057594_n 15045551_10207572920820638_2075441221_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *