Sunday , December 4 2016

Peqin/ Arrestohet 46-vjeçari, goditi me sende te mprehta bashkëfshatarin

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 46 vjeç, banues në fshatin Bicaj

Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi në fshatin Bicaj gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me sende të mprehta shtetasin M.B, 56 vjeç, banues në fshatin Bicaj, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyq46-vjeçariësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *