Saturday , December 16 2017

Peqin/ Zhduket 69 vjeçari prej tri ditësh, ja çfarë i tha familjes (Foto)

Në fshatin Karthnek të Njësisë Administrative të Shezës në Peqin zhduket pa adresë babai i pesë fëmijëve.
Raportohet nga familjarët se është larguar që në orën 04.00 të mëngjesit të dt 08.01.2017 shtetasi Nexhip Tabaku 69 vjeç, baba i pesë fëmijëve. Mësohet se kur ka dalë nga banesa i ka thënë bashkëshortes se po shkonte të ushqente bagëtitë, por nuk është kthyer më.
Familjarët tregojnë se ka qenë i veshur me xhaketë kafe, pantallona të zeza, triko me kuadrate dhe këmishë blu.
Familjarët kanë bërë denoncim në policinë e Peqinit dhe prej tri ditësh janë në kërkim të tij, raporton Elbasani Plus.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: