Saturday , December 10 2016
per-50-vjetorin-e-lamborghini

Për 50 vjetorin e Lamborghini Aventador Miura, vjen seria e re e veçantë

Kompania e njohur italiane Lamborghini vazhdon të lansojë seri të veçanta me rastin 50 vjetorit të modelit të saj legjendar Miura.

Seria e re e quajtur Aventador Miura Homage, tani është në dispozicion dhe është e dedikuar për tregun e Hong Kongut, transmeton Koha.net.

Lamborghini Aventador Miura Homage karakterizohet me ngjyrë të gjelbër Vandal Scandal, në kombinim me disa detaje me ngjyrë argjendi mat, rrotat Dione me diametër prej 20 dhe 21-inç me thekse ngjyrë ari ose argjendi mat.

Gjithashtu, ky Aventador Miura Homage karakterizohet edhe me logon “Lamborghini” në pjesën e pasme, logon “Miura” në pragjet, interierin prej lëkure Nero Ade apo Terra Emilia, paketën nga fibra të karbonit, ulëset me logon “Miura 50th”, etj.

Ky Aventador ka motor 6.5-litër V12 me kapacitet prej 700 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2,9 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 350 km/h.

Çmimi i tij në Hong Kong është (parallogaritet) 1,030,000 dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *