Saturday , December 3 2016
panxhar-i-kuq-el

Për ato që vuajnë nga kjo sëmundje nuk duhet të konsumojnë panxhar

Gjatë stinës së ftohtë, panxhari është një nga bimët që na pëlqen jashtë mase t’a konsumojmë. Parandalon patologjitë kardiovaskulare dhe venat varikoze, përveçse garanton rregullimin e presionit të gjakut dhe ka një ndërveprim antinflamator të fuqishëm.

Panxhari ndihmon në humbjen e peshës, sidomos nëse konsumohet i pa gatuar dhe favorizon drenazhimin e toksinave dhe tepricës së lëngjeve, falë indeksit të ulët glicemik.

Por, tek ata që vuajnë nga gastriti, kjo bimë ndikon për keq, pasi stimulon prodhimin e lëngjeve gastrite,  si dhe atyre që luftojnë çdo ditë kundër diabetit, pasi panxhari përmban jo pak sheqer. Gjithashtu prezenca e kalciumit e bën panaxharin një produkt të natyrës me të cilin duhet të kenë kujdes personat që kanë problem me gurët në veshka.

Panxharët janë shumë të këshillueshme për gratë shtatzëna ndërkohë, për meritë të hekurit dhe acidit folik të cilët i kanë me shumicë dhe që ndihmojnë në zhvillimin e mirë të fetusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *