Monday , April 23 2018

Për herë të parë në Cerrik. Ja çfarë ka ndodhur.

Një ndër rrugët më problematike të Cërrikut ka qenë padyshim segmenti që të çon drejt lagjies nr. 3. Tashmë ky aks duket se ka marrë formën e duhur, kjo falë edhe vendosjes së shtyllave të ndriçimit, raporton elbasani plus.

Ndonëse ende nuk është lidhur energjia pasi puna është në proces, duket se tashmë banorët e lagjieve Kantier, Ferm e Shelg, do të kenë mundësinë të përshkuajnë qetësisht këtë rrugë prej afro dy kilometrash.

Ky segment që tashmë do të ketë edhe trotuarin për këmbësorët, është mjaft i volitshëm për banorët cërrikas, veçanërisht për nxënësit e shkollave të cilët kalojnë çdo ditë në këtë aks.

Mësohet se lidhja e energjisë në shtyllat e instaluara prej ARRSH-së, do të kryhet shumë shpejt dhe në këtë mënyrë rruga Kantier-Cërrik, për herë të parë në histori, do të jetë e ndriçuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: