Monday , December 11 2017

Për sa kohë mund ta përdorni kremin kundra diellit pasi është hapur? Mësoni përgjigjen

Disa kremra kundra diellit kanë datë skadence, ndërsa të tjera kanë një simbol ku tregohet sa muaj mund të përdoret pasi është hapur, shpjegon farmacistja Colin Dougall për “Daily Mail”.

Nëse produkti nuk ka asnjërën nga këto, ekspertët sugjerojnë që kremi të mbahet për 2-3 vjet nëse është ruajtur siç duhet, në një ambient të ftohtë dhe të thatë. Pas datës së skadencës – ose nëse është ruajtur në makinë gjatë muajve përvëlues të verës – kremi fillon të skadojë dhe nuk ju mbron më aq mirë nga dielli, kështu që është më mirë ta hidhni dhe të blini një të ri.

Por, nëse e aplikoni kremin kundra diellit rregullisht – duhet ri-aplikuar atë disa herë në ditë dhe pas larjes në pishinë apo det, edhe nëse kremi është rezistent kundra ujit – gjithsesi nuk do të mbetet më krem pasi të përfundojnë pushimet.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: