Sunday , December 11 2016
dhimbje-mesi

Për të gjithë ata që qëndrojnë gjatë të ulur. Ja dy ushtrime të thjeshta për të eliminuar dhimbjet e kurrizit!

Janë muskujt e shpinës ata që sigurojnë lëvizshmërinë e kurrizit dhe pozitën e drejtë të 24 unazave të tij bashkë me ligamentet, tejzat dhe disqet.

Ndonjëherë mjafton vetëm një lëvizje e gabueshme të shkaktojë dhembje afatgjatë dhe të forta në qafë, gjoks, apo pjesën e ijëve të kurrizit. Prandaj është me rëndësi që muskujt e shpinës të jenë mjaft të tendosur dhe të fortë.

Një numër gjithnjë e më i madh i personave më të rinj se 40 vjeç vërehen dukuri të shtuara të kalcifikimeve të imëta dhe shpenzim të kërcit në nyjë, bëjnë më dije mjekët.

Prandaj për të patur një fleksibilitetin të mirë të kurrizit tuaj. ju mund të zhvilloni këto dy ushtrime.

Ushtrimi i parë

Gjyshet vërtet kanë pasur të drejtë. Ato dikur na kanë mësuar të ushtrojmë ecjen me libër mbi kokë për të pasur qëndrim të drejtë të trupit.

Ekspertët propozojnë që të vendosni mbi kokë një pako orizi prej një kilogrami dhe sipër saj të vendosni një kuti kripe prej 500 g.

Merrni frymë thellë, tërhiqeni stomakun, lëshoni supet dhe bëni disa hapa nëpër dhomë.

Ushtrimi nuk duhet të zgjasë më shumë se pesë-gjashtë minuta dhe mund ta përsërisni çdo ditë.

Ushtrimi i dytë

Ecja nordike do t’ju mësojë që të mbani drejt kurrizin, shkruan Shegaime. Duke u mbështetur dhe duke u mbajtur për shkopinj derisa jeni duke ecur, aktivizoni edhe muskujt e shpinës, të cilët në mënyrë alternative tendosen dhe lirohen.

Ju do të shikoni që pas disa ushtrimeve do të jeni duke e mbajtur drejt kurrizin madje edhe kur qëndroni në këmbë apo kur jeni ulur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *