Saturday , December 10 2016
edmond-koseni

Për herë të parë, Koseni tregon: Pse i hodha 25 kg heroinë në Shkumbin

I cilësuar shpeshherë si “Komisari i Hekurt” apo “Komisar Katani”, Edmond Koseni kërkon t’i rifutet karrierës së tij në strukturat e Policisë së Shtetit, për t’i shërbyer vendit, duke u përballur me krimin.

Pezullimi i gjatë nga detyra i tij që prej vitit 2001 e deri më sot, nuk ia ka zbehur dëshirat Kosenit, për tu futur në polici dhe punuar me përkushtim. Emri i tij, më tepër spikati teksa drejtonte komisariatin e Lushnjës dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan. Në këtë qytet të heshtur si Palermo, ky kryqëzohen linjat e trafikut të drogës, Koseni u eksperimentua nga ish-ministri i Brendshëm në 1997 Neritan Ceka, duke formuar drejtorinë e parë në qarqe, që më pas gjeti shtrirje në të gjithë qarqet e Shqipërisë dhe ende ky sistem, vijon të jetë dhe sot në funksionim.

Ai u transferua nga Lushnja ku kishte arritur të vendoste qetësinë, në Elbasan, qyteti i lindjes së Neritan Cekës. Kështu Koseni u bë drejtori i parë në rang qarku në Policinë e Shtetit, duke administruar dhe drejtuar punën hetimore të 5 komisariateve. Ndryshe nga vitet e shkëlqimit të karrierës së tij, Koseni sot e takojmë më të thinjur dhe të moshuar.

Sigurisht që vitet kanë ecur edhe për të. Plus që, siç thotë dhe vetë, hallet, problemet dhe presionet kanë bërë të vetën. E takojmë në automjetin e tij ku Koseni është i qetë në vetvete dhe shumë dashamirës. Njeriu që dikur në Elbasan nuk guxonte askush qoftë edhe ta parakalonte me automjet, sot kërkon rikthimin në punë, me qëllim vijimin e dhënies së kontributit të tij në Policinë e Shtetit, kontribut i lënë përgjysëm. Ai shprehet se do punojë po me aq përkushtim, me qëllim parandalimin e krimit dhe premton se në zonën ku do shërbejë s’do lejojë të mbillet asnjë rënjë kanabis.

“Do të them një të vërtetë. Heroinën nuk kam qënë unë ai që e ka hedhur në lumin Shkumbin. Kapjen e saj, e kam bërë unë në Elbasan së bashku me agjentët e antidrogës që kisha në varësi. Por vendimin për ta asgjësuar në lumë e ka marrë një komision i përbërë nga shumë anëtarë. Ka qenë shefi i antidrogës, eksperti kimik, prokurori i rrethit, doktor, ekspertë mjedisi, sigurisht dhe unë. Komisioni ka vendosur, dhe ka zgjedhur lumin, pasi aty ishte dhe sasia më e madhe e ujit, që do sillte shkatërimin e shpejtë të saj, pasi s’mund ta groposnim. Ky komision, ka vendosur që shkatërimi të bëhej transparent ku kemi njoftuar dhe gazetarët e Elbasanit. Sa për gjobat, ishin masa të larta, por ta them me bindje se sillnin ndikim”, ka thënë Koseni gjatë një interviste të dhënë për gazetarin Elton Qyno në Shqiptarja.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *