Saturday , December 10 2016

Për herë të parë në Elbasan hapet zyra e integrimit

Rrjeti i informimit të Bashkimit Europian në bashkëpunim me bashkinë Elbasan, organizoi në qytetin e Elbasanit Forumin qytetar Përfitimet e Integrimit të Shqipërisë në BE. E pranishme në takim zv.ministrja e integrimit, Eralda Cani tha se procesi i integrimit është gjithëpërfshirës. Një ndër kushtet themelore në këtë proces është edhe depolitizimi i strukturave shtetërore. Po ashtu një tjetër kriter është edhe krijimi i inspektoriatit që mbikëqyr tregjet.
Nga Elbasani nr dy i integrimit Eralda Cani deklaroi për herë të parë se do të hapet zyra e integrimit në Elbasan dhe në 60 bashkitë e tjera.


Kryetari i bashkisë Qazim Sejdini, theksoi se integrimi i vendit tonë në Bashkimin Europian është një ëndërr e hershme e çdo shqiptari. Për t’u bërë realitet një gjë e tillë çdo institucion duhet të punojë fort për të përmbushur të gjitha kriteret e vendosura.
Qytetarët shqiptarë duhet të jenë të informuar me procesin e integrimit, tha prefekti i Qarkut Elbasan Arben Kamami. Ky proces është shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe Shqipërinë.
Takime të tilla informuese do të vazhdojnë të zhillohen në të gjitha bashkitë e vendit në mënyrë që trasparenca dhe informimi të jetë sa më i gjërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *